Lajme

Ora 15:00-Qytetet bregdetare me pjesëmarrje më të ulët

Pjesëmarrja e ulët në Vlorë të paktën deri në orën 15:00 kur janë të dhënat zyrtare të KQZ nuk bën shumë përshtypje. Qyteti kështu ka votuar gjithnjë .

Trendi i pjesëmarrjes rritet pasdite. Sot Vlora ka pjesëmarrjen më të ulët në rang kombëtar me 28.10% ose gati 10% më pak se mesatarja.

Vetë Bashkia e Vlorës ka një pjesëmarrje prej 30.29% ose më të lartë se  masatarja e qarkut por më rrreth 8 për qind më pak se  kombëtarja

A është ky një trend i të gjitha qyteteve bregdetare, duke marrë në konsideratë faktin se sot është një ditë e ngrohtë me diell dhe me temperatura mbi 20 gradë?

Ne krahasuam të dhënat e pjesëmarrjes për të gjitha qytetet bregdetare.

Në fakt, edhe bashkitë kryesore të qyteteve bregdetare kanë pjësëmarrje relativisht të ulur.

Bashkia e Lezhës ka pjesëmarrjen më të lartë të votuesve deri tani me 34.41%, gati 9% më pak se mesatarja ,  e ndjekur nga Bashkia e Durrësit me 33.64%.

Bashkia e Sarandës ka gjithashtu një pjesëmarrje të ulët me 25.97% ndërsa Velipoja ka një pjesëmarrje votuesish prej 37.68% që në krahasim me mesataren në rang kombëtar është 9% më pak.

Nga të gjitha qytetet bregdetare  Vlora ka pjesëmarrjen më të ulët dhe më të lartën Lezha me një diferencë mes tyre prej rreth 6 përqind.

Por të gjitha prej tyre kanë pjesëmarrje  më poshtë se mesatarja e vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë