Krahas ushqimit, ujit dhe strehimit, interneti është bërë një domosdoshmëri për shumë prej nesh. Por, si të gjitha gjërat e mira, ai ka një çmim dhe deri më tani nuk ishte përcaktuar se cilat vende europiane po paguajnë më shumë dhe më pak për të.
Të interesuar në teknologjinë e informacionit, AddictiveTips.com shfrytëzoi të dhënat e çmimit të internetit nga “Cable.co.uk” dhe të dhëna vjetore të pagave nga “Numbeo” për të llogaritur se cili nga 37 vendet europiane paguan më shumë dhe më pak për internet.
Shqiptarët janë qytetarët në Europë të cilët shpenzojnë përqindjen më të lartë të të ardhurave vjetore neto. AddictiveTips, zbuloi në një raport se 7.1% e të ardhurave vjetore (4,100,58 €) merren nga fatura e tyre dhe praktikisht shqiptarët paguajnë 292.37 €.
Në vendin e dytë është Maqedonia e Veriut ku për internet përdor vetëm 6.8% të pagës vjetore neto të qytetarëve ndërsa Mali i Zi është në vendin e tretë me 4.4%.
Greqia (4.3%), Portugalia (3.3%), Bosnja dhe Hercegovina (3.2%) dhe Serbia (3.1%) janë ndër vendet e tjera ku qytetarët po përdorin më shumë se 3% të të ardhurave të tyre vjetore neto për të paguar internetin.
Në vendin e 23-të është Zvicra, pasi qytetarët zviceranë përdorin vetëm 1.1% të pagës së tyre vjetore neto (61,659,94 €) për të shijuar përfitimet e tij.
Ukrainasit paguajnë një mesatare prej vetëm 64,66 € në vit, dhe kjo është shuma më e ulët në Europë.
Burimi: Addictive Tips
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



