Banka e Shqipërisë me nismën e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomi, OECD, organizoi javën e parasë për fëmijët nga 13-15 vjeç nën sloganin “Kujdesu për veten, kujdesu për paratë e tua!”
Guvernatori i BSH-së, Genc Sejko në fjalën e tij përcaktoi se është e rëndësishme që të prezantojmë të rinjtë me botën e ndërlikuar të financave dhe bankingun. T’i familjarizojmë ata me huamarrjen, kursimin dhe tregun e digjitalizuar financiar.

Në prezencën e ministres së Arsimit, Evis Kushi, Sejko u bëri thirrje institucioneve arsimore të mos ndalojnë me tematikat e financave personale dhe t’i qasin s amë shumë nxënësit pranë tyre.
Banka ka organizuar dhe “Konkursin e Parasë” ku garojnë të rinjtë me krijimet e tyre dhe fituesi përfaqëson Shqipërinë në konkursin europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



