Para

Vendimi i Erdogan po shton monedhën e huaj në Turqi

Me vendimin e Presidentit Rexhep Taip Erdogan për largimin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Turqisë, u provua dhe njëherë dëshira e tij për të kundërshtuar risitë në ekonomi.

Përsëri tregjet ekonomike janë të pabindura për Lirën turke.

Lira ra me 15% duke iu shtuar inflacionit të lartë prej 16%.

Yield-et e obligacioneve 10-vjecare në Lira u rritën vrullshëm ndërsa aksionet ranë.

“Pezullimi i zhvillimit ekonomik që po ndodhte në shtetin turk më kujton vitin 2018. Atëherë ndodhi një recesion ekonomik në kushtë shumë të vështira,”- thotë ekonomisti i Bloomberg.

Agbal, ish-guvernatori, rriti normat e interesit me 875 pikë, ndërkohë që me heqjen e tij nga puna, normat ranë me 200 pikë. Lidhur me këtë Erdogan beson se kostot e larta e dëmtojnë inflacionin.

Investitorët e huaj po hezitojnë të vazhdojnë investimeyt e tyre në valutën turke.

Presidenti nuk ka reagur mbi këtë cështje, por ka emëruar guvernatorin e ri Sahap Kavcioglu. Një profesor që ka qenë gjithmonë përkrah Erdogan-it për idetë e tij jo të zakonta mbi inflacionin.

Kjo situatë po ngjall frikë tek ekonomistët që paarshikojnë përsëritjen e politikave monetare të para disa viteve. Investitorët po përfitojnë nga vlera e ulët e Lirës dhe po e shesin atë në dollarë.

Kthimi i Lirës në Dollarë u rrit me 2.067% të hënën nga investitorët, në mënyrë që likuiditeti i Lirës momentalisht t’i lajë borxhet afatgjata. Ish-ministri i Financave në Turqi përdorte likuiditetin në  valutë për të mbrojtur Lirën në situatë normale. Metodë që i kushtoi Turqisë 100 miliardë dollarë duke e lënë tani pa mbrojtje për monedhën vendase. Rezervat e Turqisë ranë me 20%.

“Erdogan po i heq vetes fitoren në vitin 2023,”-shprehen ekspertët.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë