Para

Pandemia, shqiptarët lejuan bankat të bëjnë pagesat për ta

Gjatë vitit 2020 veprimet e debitimit direkt, pagesat e autorizuara nga bankat për klientin, në Shqipëri u rritën me 4.4%  duke arritur në 951 mijë, shifra më e lartë që nga viti 2012.

Debitimi direkt u rrit me 1.3% nga individët dhe 3.1% nga bizneset duke kapur vlerën e 56.5 miliardë dollarë.  

Numri i veprimeve debutuese janë më të larta nga individët në masë 56%, por pagesat më të mëdha janë nga bizneset në 96% të totalit. 

Debitimi direkt është nënshkrimi i marrëveshjës së një klienti me një bankë tregtare për të paguar automatikisht faturat utilitare, taksat etj. Banka mund të paguajë në emër të klientit me një autorizim të tijin. Kjo gjë ndodh kur klienti dhe kompanitë përfituese operojnë në të njëjtë bankë. Banka  e Shqipërisë synon që kjo veprimtari të kryhet edhe kur klientët janë në banka të ndryshme. Projekt që u shty për tu realizuar në fund të vitit 2021.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë