Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar miratimin e një kreditimi prej 100 milionë euro për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave në Shqipëri.
Kjo kredi do të jetë e vlefshme për 2 vite dhe do të garantohet nga vetë qeveria e Shqipërisë. Agjencia e Depozitave do të mundet të tërheqë kredi në kushtet e përcaktuara për disponimin e fondeve, kryerjes së pagesave dhe transfertave në depozitat e siguruara në përputhje me ligjin.
Financimi nga BERZH synon rritjen e cilësisë së shërbimeve depozituese dhe të rrisë besueshmërinë e qytetarëve në sektorin bankar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



