Treg

Bitcoin po zëvëndëson arin. Vetëm 21 milionë monedha në treg

Ekonomistët në Kinë parashikojnë që vlera afatgjatë e Bitcoin mund të arrijë 1 milionë dollarë duke u bërë një valutë e rëndësishme për botën.

Në fud të dekadës parashikohet që Bitcoin të arrijë në 500.000 dollarë për monedhë dhe gradualisht të kapë 1 milion dollarëshin.

Rritja e vrullshme e vlerës së kriptomonedhës u shty nga investimet e kompanive të mëdha si Tesla, Mastercard dhe mbështetjen e  Bankës së Neë York. Ndërkohë, bankat qendrore të shteteve po mundohen të stabilizojnë ekonominë e dëmtuar nga pandemia, duke mbajtur normat e ulëta të interesit dhe duke shitur titujt shtetërorë.

‘’Gjatë kësaj kohe në treg u hodhën biliona dollarë dhe individët bashkë më korporatat kërkonin mënyra për të ruajtur fuqinë blerëse dhe vendosën që mund ta ruajnë në Bitcoin,’’-tha nje investitor në monedhën digjitale.

Parashikimet se kriptomonedha mund të arrijë vlerën 1 milionë dollarë mbështetet në faktin se në treg janë vetëm 21 milionë monedha digjitale dhe kapitalizmi teknologjik. Nuk ka një autoritet bankar për të rregulluar tregun e Bitcoin.  Minuesit që e prodhojnë përdorin kompjutera shumë të fuqishëm dhe vetë rrjeti i transaksioneve të kriptomonedhës cilësohet si më i fuqishmi.

‘’Sa më shumë njerëz të hynë në treg aq më shumë shtohet likuiditeti, sa më shumë të shtohet likuiditeti aq më shumë shtohet utiliteti , dhe sa më shumë të shtohet utiliteti aq më shumë stabilizohet ccmimi,’’- thotë një ekonomist.  Vetë interneti nuk ka një valutë të vetën,, por Bitcoin do të mbahet mend si valuta në linjë e kësaj gjenerate.

Bitcoin po ‘’garon’’ me arin si aset dhe reputacionin e sigurisë që kishte ari po e merr dhe BTX duke u cilësuar si ‘’ari digjital’’.

Kriptomonedha është pesë herë më shumë e luhatshme se sa ari dhe e vetmja gjë që mund ta stabilizojë është institucionalizimi. Me lehtësimin e masave anti-Covid,ekspertët thonë se njerëzit do të rikthehen të punojnë nëpër zyra dhe nuk do të ketë kohë për minimin e monedhës, situatë që mund të ndikojë për keq në vlerën e monedhës.

Momentalisht një monedhë BTX këmbehet me 5,315,627.65 lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë