Ekonomistët në Kinë parashikojnë që vlera afatgjatë e Bitcoin mund të arrijë 1 milionë dollarë duke u bërë një valutë e rëndësishme për botën.
Në fud të dekadës parashikohet që Bitcoin të arrijë në 500.000 dollarë për monedhë dhe gradualisht të kapë 1 milion dollarëshin.
Rritja e vrullshme e vlerës së kriptomonedhës u shty nga investimet e kompanive të mëdha si Tesla, Mastercard dhe mbështetjen e Bankës së Neë York. Ndërkohë, bankat qendrore të shteteve po mundohen të stabilizojnë ekonominë e dëmtuar nga pandemia, duke mbajtur normat e ulëta të interesit dhe duke shitur titujt shtetërorë.
‘’Gjatë kësaj kohe në treg u hodhën biliona dollarë dhe individët bashkë më korporatat kërkonin mënyra për të ruajtur fuqinë blerëse dhe vendosën që mund ta ruajnë në Bitcoin,’’-tha nje investitor në monedhën digjitale.
Parashikimet se kriptomonedha mund të arrijë vlerën 1 milionë dollarë mbështetet në faktin se në treg janë vetëm 21 milionë monedha digjitale dhe kapitalizmi teknologjik. Nuk ka një autoritet bankar për të rregulluar tregun e Bitcoin. Minuesit që e prodhojnë përdorin kompjutera shumë të fuqishëm dhe vetë rrjeti i transaksioneve të kriptomonedhës cilësohet si më i fuqishmi.
‘’Sa më shumë njerëz të hynë në treg aq më shumë shtohet likuiditeti, sa më shumë të shtohet likuiditeti aq më shumë shtohet utiliteti , dhe sa më shumë të shtohet utiliteti aq më shumë stabilizohet ccmimi,’’- thotë një ekonomist. Vetë interneti nuk ka një valutë të vetën,, por Bitcoin do të mbahet mend si valuta në linjë e kësaj gjenerate.
Bitcoin po ‘’garon’’ me arin si aset dhe reputacionin e sigurisë që kishte ari po e merr dhe BTX duke u cilësuar si ‘’ari digjital’’.
Kriptomonedha është pesë herë më shumë e luhatshme se sa ari dhe e vetmja gjë që mund ta stabilizojë është institucionalizimi. Me lehtësimin e masave anti-Covid,ekspertët thonë se njerëzit do të rikthehen të punojnë nëpër zyra dhe nuk do të ketë kohë për minimin e monedhës, situatë që mund të ndikojë për keq në vlerën e monedhës.
Momentalisht një monedhë BTX këmbehet me 5,315,627.65 lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.