Mjedis

Studimi: Shpyllëzimi po streson kafshët

Disa njerëz mund të jenë në panik për shkatërrimin e shfrenuar të gjallesave, por ne nuk jemi të vetmit që shqetësohen. Sipas një studimi të ri kafshët e prekura drejtpërdrejt nga shpyllëzimet kanë rritje të hormonit të stresit. Studiuesit që morën mostra të hormoneve nga kafshë të ndryshëm në pyllin Atlantik kanë përjetuar stres, ndryshe nga kafshët që jetojnë në zonat më të paprekura të pyllit.
Pylli Atlantik shtrihet përgjatë vijës bregdetare të Atlantikut të Brazilit dhe në Argjentinë. Është një nga ekosistemet më të larmishëm në planet, i dyti pas Amazonës, por ka mbetur vetëm një pjesë e pyllit e paprekur.
“Ne dyshonim se organizmat në zonat e shpyllëzuara do të tregonin nivele më të larta stresi sesa kafshët në pyje më të pacenuara dhe gjetëm prova që kjo është e vërtetë”, tha Noe de la Sancha, një studiuese në Muzeun Field në Çikago.
Studiuesit thanë se shkatërrimi i habitatit të një kafshe mund të ndryshojë në mënyrë drastike jetën e saj. Rezulton në më pak ushqim dhe më pak territor për të shëtitur dhe kafsha mund ta gjejë veten në kontakt më të shpeshtë me grabitqarët ose në një konkurrencë të shtuar me kafshët e tjera. Të kombinuara, këto rrethana mund të shtojnë stresin afatgjatë.
“Shumë specie, në të gjithë botën, por sidomos në vendet tropikale, nuk janë studiuar. Nuk dihet shumë nga këto kafshë sa i përket niveleve të tyre bazë të hormoneve,” tha Sarah Boyle, një profesore e Biologjisë dhe Kryetare e Programit të Studimeve dhe Shkencave të Mjedisit në Kolegjin Rhodes dhe autori kryesor i studimit. Gjatë 500 viteve të fundit, pjesë të pyllit në fjalë janë shkatërruar për t’i hapur rrugë tokës bujqësore dhe zonave urbane dhe përdoret më së shumti për prodhimin e sojës. Shkencëtarët thanë se stresi nuk është domosdoshmërish një gjë e keqe për kafshët dhe në doza të vogla, mund të jetë shpëtuese e jetës.

“Një përgjigje ndaj stresit normalisht mund të sjellë në ekuilibër trupin e tyre,”tha David Kabelik, një profesor i biologjisë dhe kryetar i programit të neuroshkencës në Kolegjin Rhodes dhe një nga autorët e studimit.
Për të studiuar efektet në kafshët atje, studiuesit bllokuan 106 gjitarë nga zona që varionin nga 2 hektarë në 1,200 hektarë. Kafshët që ata analizuan përfshinin pesë specie brejtësish dhe dy lloje marsupialësh. Studiuesit morën mostra të leshit të kafshëve, pasi hormonet grumbullohen në flokë për periudha prej shumë ditësh ose javësh dhe mund të paraqesin një pamje më të qartë të niveleve tipike të stresit të kafshëve sesa hormonet e pranishme në një mostër gjaku.
“Hormonet ndryshojnë në gjak nga minuta në minutë, kështu që nuk është në të vërtetë një reflektim i saktë nëse këto kafshë janë nën stres afatgjatë ose ka ndodhur sepse sapo kanë ikur nga një grabitqar një minutë më parë”, tha Dr Kabelik.
Ekipi zbuloi se kafshët nga pjesët më të vogla të pyjeve kishin nivele më të larta të hormoneve të stresit glukokortikoide sesa kafshët nga vende më të mëdha të pyjeve.
“Në veçanti, këto zbulime janë shumë të rëndësishme për vendet që ndryshojnë vazhdimisht habitatet e tyre,” tha Pastor Perez, një biolog në universitetin “Nacional de Asuncion” dhe një tjetër nga autorët e studimit.
Shkencëtarët shpjegojnë se studimi jo vetëm që hedh dritë mbi mënyrën se si kafshët reagojnë ndaj shpyllëzimit, por gjithashtu mund të çojë në një kuptim më të mirë të faktit se si sëmundjet kalojnë nga kafshët tek njerëzit.
“Nëse keni shumë gjitarë të stresuar, ata mund të strehojnë viruse dhe sëmundje të tjera dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz që jetojnë pranë këtyre pjesëve të shpyllëzuara që mund të jenë në kontakt me këto kafshë”, thotë de la Sancha.
Burimi: The Independent / Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë