Jo çdo dhunë ndodh shpejt. Fshehur në shoqëri, ekziston një lloj dëmi që ndodh shumë ngadalë për t’u vënë re menjëherë.
Çfarë është dhuna? Më e dukshmja e saj, është një plumb i gjuajtur në mish, një e shtyrë në tokë ose një turmë që sulmon Kapitolin. Në ligj, ajo është kriminale, seksuale, nën ndikimin e alkoolit. Në fushën e betejës, ajo është e sanksionuar nga shteti. Dhuna shpesh hap dhe debate të shumta ku shumën njerëz e justifikojnë në raste të ndryshme dhe të tjerë e shohin i të pakuptimtë, brutale dhe absolutisht e pajustifikuar.
Megjithatë, ekziston një lloj tjetër dhune që nuk është aq e njohur sa ajo që shikohet në titujt e lajmeve dhe sallat e gjyqit.
E quajtur “dhunë e ngadaltë”, është diçka që është shfaqur me vite dhe dekada. Autorët mund të mos jenë të qartë, por viktimat janë të dukshme. Si, ku dhe kujt i ndodh dhuna e ngadaltë?
Ideja e dhunës së ngadaltë mund të gjurmohet që nga vitet 1960, megjithëse nuk quhej ashtu në atë kohë. Në 1969, sociologu norvegjez Johan Galtung, i njohur si “babai i studimeve të paqes”, argumentoi se dhuna mund të bëhej nga më shumë se grushta ose armë. Dhuna, argumentoi ai, mund të jetë gjithashtu “strukturore”.
Për Galtung, kjo lloj dhune ndodh kur një shoqëri u shkakton dëm qytetarëve të saj dhe pasurisë së tyre, shpesh në mënyrë të padukshme, përmes pabarazive shoqërore ose shëndetësore, racizmit, seksizmit ose mjeteve të tjera sistematike. Viktimat kanë vuajtur si nga ana fizike ashtu edhe psikologjike. Por ndërsa ndikimi është i prekshëm, faji është më i vështirë për t’u gjetur.
“Dhuna në të përgjithshmen e saj tregon, përfaqëson ndryshimin dhe dinamizmin, bërtet me të madhe, tregon jo vetëm valët e mëdha por edhe ato që krijohen edhe kur është deti i qetë. Dhuna strukturore është e heshtur, nuk tregon, është në thelb statike, janë ujërat e qetë dhe nuk ka valë. Në një shoqëri statike, dhuna regjistrohet, ndërsa dhuna strukturore mund të shihet po aq e natyrshme sa ajri përreth.
Si mbetet kjo dhunë pa u vërejtur? Një nga arsyet kryesore është ritmi i saj.

Ky vit shënon një dekadë që kur ambientalisti dhe studiuesi i letërsisë Rob Nixon i Universitetit Princeton shpiku termin “dhunë e ngadaltë”. Ashtu si Galtung, ai përshkroi një lloj dhune që ishte strukturore, por ai ishte i pari që theksoi se ajo mund të përjetohej gjithashtu për shumë vite, ndoshta edhe breza. Ndodh “gradualisht dhe larg syve, një dhunë e shkatërrimit të vonuar që shpërndahet në kohë dhe hapësirë, një dhunë që zakonisht nuk shihet si dhunë”, shkroi ai.
Sipas Nixon, dhuna e ngadaltë mund të gjendet e ngulitur në “katastrofat mjedisore ngadalë të shpalosura” të ndotjes afatgjatë, ndryshimit të klimës ose pasojave bërthamore. Por gjithashtu mund të përshkruajë shumë lloje të dëmtimeve që prekin individët dhe komunitetet me një ritëm tepër të ngadaltë për të caktuar fajin.
Ashtu si dhuna e shpejtë, njerëzit ende vuajnë ose edhe vdesin, por protagonistët e veprës janë të përhapur dhe shpesh jashtë mundësive të ndjekjes penale. Disa nga fajet mund të jenë tek një industri e tërë që ndot në mënyrë delikate një ekosistem ligjërisht dhe kolektivisht, ndërsa disa faje mund të jenë te një politikë qeveritare e shkruar vite më parë. Çështja është se dhuna e ngadaltë nuk ka gjithmonë një autor të qartë.
Thomas Davies, gjeograf në Universitetin e Nottingham, Mbretërinë e Bashkuar thotë se dhuna e ngadaltë i provokon njerëzit të zgjerojnë imagjinatën për atë që përbën dëm.
Davies studion atë që ai e përshkruan si “gjeografi toksike”, ku një dëm i tillë është i qartë për t’u parë. Këto vende mund të jenë një kamp refugjatësh, një fshat i harruar apo zona përreth Çernobilit. Në vitin 2019, ai shikoi në mënyrë specifike rastin e “rrugicës së kancerit” përgjatë lumit Misisipi në Luiziana. Ky është një nga rajonet më të ndotura të Amerikës dhe ai zbuloi se koncepti i dhunës së ngadaltë siguroi një pamje të re për të përshkruar atë që vëzhgonte atje.
“Rrjedha e poshtme e lumit Misisipi pret grumbullin më të dendur të objekteve kimike në hemisferën perëndimore. Kjo është një dhunë e ngadaltë.” shkroi Davies në një artikull duke përshkruar studimet e tij etnografike në Rajon.

Në vendbanimin afër Freetown, Davies intervistoi njerëz në lidhje me përvojat e tyre duke jetuar kaq afër këtij peizazhi industrial. Ai përshkruan se si një banore, e quajtur Daisy (jo emri i saj i vërtetë), ka vërejtur ndryshime në komunitetin e saj duke u zhvilluar me vite.
“Për shtatë dekada ajo ka qenë dëshmitare e akumulimit të ngadaltë të ndotjes që ndikojnë gradualisht në zonën lokale: aromat kimike, rastet e shtuara të kancerit dhe bimësia në kopshtin e saj duke u venitur kur dikur lulëzonte. Ajri është aq i mbushur me gaz sa është e vështirë të marrësh frymë”, thotë ajo.
Në rrugicën e kancerit, banorët shpesh janë amerikanë me ngjyrë me të ardhura të ulëta. Familja e Daisyt bleu tokën e tyre në fund të viteve 1800.
“Ishte bukur të jetoje këtu para se të fillonin të zinin vend mbeturinat. Ishte me të vërtetë një vend i bukur për të jetuar. Gjithçka ishte e shëndetshme”, tha ajo.
“Në një komunitet tjetër të Luizianës, dhuna e ngadaltë luan në një mënyrë tjetër”, thotë Davies. Në një vend të quajtur Isle de Jean Charles, banorët atje po shohin ndikimet rrënqethëse të ndryshimit të klimës që afrohen çdo vit.
“Në këtë ishull nivelet e ujit gjithnjë e më shumë vazhdojnë të rriten dhe uji ka filluar të hyjë në shtëpitë e tyre.” Askush nuk do të mbytet, por është i ngadaltë dhe psikologjikisht është jashtëzakonisht i dëmshëm. Dhuna e ngadaltë, argumenton ai, mund të jetë mendore, por edhe fizike.

Një pikë kryesore në lidhje me këtë kategori dëmi është se ajo është e rrënjosur në pabarazi. Kur Galtung po shkruante në vitet 1960, ai theksoi se një dhunë e tillë përfaqësonte një kufizim të potencialit, ku dikush nuk lejohet të bëjë një jetë më të mirë. Çështja është se ajo prek disa, por jo të gjithë. Ata që kanë më shumë privilegj mund t’i shpëtojnë asaj.
Natyra e dhunës së ngadaltë gjithashtu do të thotë se ajo tenton të përzihet, me një lloj që lind një tjetër. Një shembull mund të jetë efekti “John Henryism”. Kjo është një teori që propozon që streset nëpër të cilat kalojnë disa komunitete për të lulëzuar përballë pabarazisë dhe racizmit mund të çojnë në probleme shëndetësore kardiovaskulare më të ulëta se mesatarja. “Shumë banorë me të ardhura të ulëta në zonën Baton Rouge të Luizianës gjithashtu janë prekur në mënyrë disproporcionale nga pandemia Covid-19”, thotë Davies.
“Nëse shikoni përvojën e jetuar të njerëzve që janë të ekspozuar ndaj dhunës së ngadaltë, ata mund të vërejnë ndryshimet në rritje që po ndodhin në ekosistemet dhe mjedisin e tyre”, thotë ai. Ndërsa ndodh gjatë dekadave ose brezave, ata që e kanë jetuar mund ta përshkruajnë atë mjaft mirë. Pra, ndërsa dhuna e ngadaltë mund të mos ketë një autor të dukshëm dhe ritmi i saj mund ta bëjë të vështirë regjistrimin, ndëshkimin ose procesin gjyqësor, e rëndësishme është që ajo ndihet gjithmonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



