Rifillimi i kampionateve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë varet nga kushtet e motit. Fundjava që vjen parashikohet të shoqërohet me shira dhe kështu Federata Shqiptare e Futbollit e ka shtyrë përsëri rifillimin e këtyre kampionateve.
“FSHF bën me dije se rifillimi i aktivitetit të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të shtyhet sërish. Vendimi është marrë për shkak të reshjeve të shiut që parashikohen në fundjavë dhe që mund të krijojnë problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave. Sektori i Garave ka planifikuar që rifillimi i ndeshjeve në këto kategori të ndodhë më 6 shkurt 2021”, – shkruhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.
Kjo është hera e dytë që shtyhet rinisja e kampionateve të kategorive inferiore, ndërsa arsyeja është e njëjtë: kushtet e këqija atmosferike. Shumë stadiume, veçanërisht ata të Kategorisë së Dytë, kanë probleme me infrastrukturë sportive, por shtyrja mund të sjellë ngjeshjen e ndeshjeve në vazhdim, aq më tepër që kampionatet kanë nisur me vonesë për shkak të bojkotit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.