Një studim i sajtit Online Betting Guide ka përpiluar renditjen e 10 pronarëve më të pasur në panoramën sportive botërore: mungon pronari i Chelsea-t, Roman Abramovich, ndërsa “rivali” i tij në Premier League, sheiku Mansour i Manchester City-t, mban vetëm vendin e tetë me një pasuri 23 miliardë sterlina.
Renditja:
Në renditjen e 10-të parëve kemi një neë entry. Bëhet fjalë për tajlandezin Joseph Tsai, që kohët e fundit është bërë pronari i Brooklyn Nets (NBA) me një pasuri prej 11 miliardë sterlinash.
10. JOSEPH TSAI

Pasuria: 12.17 miliardë euro
Bashkëthemeluesi dhe zëvendës presidenti i grupit Alibaba, platforma më e madhe online. Tajvano-Kanadezi Joseph Tsai, 56 vjeç, ka një pasuri prej 12 miliardë dollarësh. Tetorin e kaluar, ai u bë 100% pronar i Brooklyn Nets, duke blerë aksionet e rusit Mikhail Prokhorov, si dhe investitor edhe në klubin e MLS, Los Angeles FC.
9. DIETRICH MATESCHITZ

Pasuria: 23 miliardë euro
Prej 15 vitesh, bashkëthemeluesi i Red Bull, austriaku Dietrick Mateschitz, investon në sport. Pasi e shndërroi SV Austria Salzburg në Reb Bull Salzburg, ai bleu klubin e futbollit të New York, duke e quajtur Red Bull New York në 2006. Ai gjithashtu zotëron skuderitë e Formula 1 Red Bull Racing dhe Scuderia AlphaTauri. Pasuria e tij vlerësohet në 23 miliardë dollarë.
8. SHEIKH MANSOUR

Pasuria: 25.2 miliardë euro
Ndër tjerash është edhe pronar i Manchester Cityt
7. DAVID THOMSON

Pasuria: 33 miliardë euro
Pronari i ekipit të NHL, Winnipeg Jets
6. DANIEL GILBERT

Pasuria: 34 miliardë euro
Pronar i Cleveland Cavaliers, ekipit të hokejit Cleveland Monsters dhe skuadrës tjetër të basketbollit, Canton Charge (nga NBA)
5. FRANCOIS PINAULT

Pasuria: 35 miliardë euro
Në 1998, Françoi Pinault bleu skuadrën e Stade Rennais nëpërmjet shoqërisë Artemis. Pasuria e familjes Pinault vlerësohet në 35 miliardë dollarë, i treti në Francë, pas Bernard Arnaud dhe Françoise Bettencourt Meyers.
4. CARLOS SLIM

Pasuria: 42.76 miliardë euro
Pronar i klubit meksikan, Club Leon
Podiumi
Lista vazhdon me themeluesin e linjës së veshjeve Zara, Armanico Ortega, pronar i Deportivo la Coruna, me një pasuri prej 48 miliardësh.
Vendi i dytë i shkon Steve Ballmer, pronari i Los Angeles Clippers (NBA), me 53 miliardë. Vendi i parë mbahet nga njeriu i nëntë më i pasur në planet, indiani Mukesh Ambani me 55 miliardë dhe pronar i Mumbai Indians (kriket) dhe krijues i Indian Super League (kampionat futboll).
3. ARMANCIO ORTEGA

Pasuria: 52.6 miliardë euro
Themeluesi i linjës së veshjeve Zara, Armanico Ortega, pronar gjithashtu i Deportivo la Coruna
2. STEVE BALLMER

Pasuria: 58.1 miliardë euro
Ish-CEO i Microsoft, Steve Ballmer, bleu Los Angeles Clippers (NBA) në 2014 për shifrën e 2 miliardë dollarëve. Një pikë uji për amerikanin 64-vjeçar, pasuria e të cilit vlerësohet në 58.1 miliardë dollarë nga revista Forbes.
1. MUKESH AMBANI

Pasuria: 60.3 miliardë euro
Biznesmeni indian bëri pasurinë e tij në industrinë petro-kimike. Sot drejton konglomeratin Reliance Industries, që është kompania private më e madhe në Indi. Mukesh Ambani dhe gruaja e tij Nita janë pronarë të skuadrës së kriketit Mumbai Indias. Me një pasuri prej 60 miliardë dollarë, familja Ambani është më e pasura në Indi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




