Para

Borxhi i jashtëm bie me 100 mln euro në tremujorin e tretë

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se stoku i borxhit të jashtëm bruto ka rënë në tremujorin e tretë të vitit.

Në këtë periudhë të vitit, sipas statistikave të BSH-së,  borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë ishte 8.83 mld euro, nga 8.93 mld euro që ishte në tremujorin e dytë.

Rënia është në 100 milionë euro, ose 1.12%. Pavarësisht rënies së lehtë të stokut të borxhit gjatë tremujorit të tretë të vitit, shifra është e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë, pas asaj të tremujorit paraardhës.

Në të njëjtën kohë, shifrat  tregojnë se borxhi i  qeverisë qendrore zë gati gjysmën e borxhit të jashtëm bruto, normë kjo në rënie mjaft të lehtë krahasuar me tremujorin paraardhës. Në vend të dytë ndjek investimi direkt dhe në vend të tretë korporatat depozituese.

Për sa I përket fatit të maturimit të borxhit, pjesën më të madhe e zë borxhi afatgjatë, me 93% të totalit, ndërkohë që vetëm rreth 7% janë borxhe afatshkurtër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë