Sport

Gjykata e Tiranës i jep të drejtë FSHF-së, pezullohen Asambletë e paligjshme të KOKSH

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke pezulluar dy asamble e jashtëzakonshme të KOKSH pasi janë thirrur në mënyrë të paligjshme. Në vendimin e marrë sot nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës është vendosur “pranimi i kërkesës së FSHF për pezullimin e asamblesë së përgjithshme statutore të KOKSH të datës 13.12.2020 dhe asamblesë së përgjithshme zgjedhore të KOKSH të datës 23.12.2020”.

Federata Shqiptare e Futbollit e kishte paralajmëruar ndjekjen në mënyrë ligjore të problematikave të konstatuara gjatë këtij procesi dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë rreth dy javë më parë.

Në muajin nëntor, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, bëri të ditur se i dërgoi një letër Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ku evidentoheshin arsyet përse thirrja e asambleve ishte bërë në shkelje të ligjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë