Qeveria italiane ka vendosur të nxisë transportin miqësor duke programuar një rimbursim deri në 500 euro për ata që blejnë biçikleta, monopatina dhe mjete të ngjashme transporti.
Rimbursimi hyn në fuqi që sot, por bonus mund të kërkojnë edhe ata persona që e kanë blerë një mjet të tillë, me kusht që të paraqitet fatura tatimore e kryej nga data 4 maj deri në 2 nëntor 2020.
Për këtë janë regjistruar 2000 pika shitjeje ku personat që kanë vendosur të blejnë duhet ti drejtohen për të përfituar nga bonusi.
Incentiva sipas vendimit është e vlefshme për bicikleta, e-bike, monopatina e shërbime lëvizëse për përdorim individual.
Rimbursimi është sa 60% e kostos së blerjes së produktit.
Kërkesa për bonusin bëhet nga maxhorenë në rajone dhe province me mbi 50 mijë banorë. Për këtë iniciativë qeveria ka vënë në dispozicion 210 mln euro: Ministria e Mjedisit, dëshiron në fakt të vërë në dispozicion fonde të tjera për këtë iniciativë në buxhetin e ri të 2021./Burimi:Repubblica.it/ Shqip:Gazeta”Si”/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



