Nga spitali rajonal i qytetit të Lezhës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Lezha deklaroi se brenda vitit do të ketë mamografi në çdo spital rajonal.
“Viti 2019 është mbyllur me më shumë se 20 mijë gra të cilat kanë kryer mamografinë, jo vetëm në klinikat ambulatorë në qytete, por edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm. Zotimi ynë është që të kemi njësinë e mamografisë në çdo spital rajonal dhe jemi të angazhuar që brenda këtij viti të përmbyllim edhe këtë premtim,”shpjegoi Ministrja.
Më tej Manastirliu përsëriti se gjatë muajit Tetor shërbimi i mamografisë do të ofrohet deri në orën 6 të pasdites, edhe të shtunave deri në orën 14:00, edhe pse Ministrja bën thirrje se kontrollet do të duhet të kryhen vazhdimisht. Tashmë dihet se janë në dispozicion edhe dy mamografitë e lëvizshme, të cilat do të jenë gjatë gjithë muajit në zonat rurale dhe urbane në të gjithë vendin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




