Dy ditë përpara sfidës kundër Bayern Munich, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, Barcelona ka raportuar se një futbollist ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në mesin e nëntë lojtarëve, të grumbulluar për përgatitjet parasezonale.
Nëntë lojtarë ( Rafinha, Aleñá, Pedri, Trincao, Oriol Busquets, Miranda, Matheus, Wague e Todibo) iu nënshtruan tamponëve pasditen e djeshme dhe një lojtarë ka rezultuar pozitiv. Lajmi është njoftuar nga vete ekipi nëpërmjet një postimi në Twitter. Barcelona, e cila ka njoftuar autoritetet kompetente të sportit dhe shëndetit, siguron se “të gjithë personat që kishin kontakte me lojtarin janë gjurmuar për të kryer testet përkatëse PCR”.
Lojtari, emri i të cilit nuk zbulohet dhe që nuk bën pjesë në listën e 22 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Setien, nuk ka asnjë simptomë, gëzon shëndet të mirë edhe është karantinuar menjëherë në shtëpinë e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.