Futboll

Barcelona preket nga koronavirusi, një lojtar rezulton pozitiv

Dy ditë përpara sfidës kundër Bayern Munich, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, Barcelona ka raportuar se një futbollist ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në mesin e nëntë lojtarëve, të grumbulluar për përgatitjet parasezonale.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1293472266173460480

Nëntë lojtarë ( Rafinha, Aleñá, Pedri, Trincao, Oriol Busquets, Miranda, Matheus, Wague e Todibo) iu nënshtruan tamponëve pasditen e djeshme dhe një lojtarë ka rezultuar pozitiv. Lajmi është njoftuar nga vete ekipi nëpërmjet një postimi në Twitter. Barcelona, ​​e cila ka njoftuar autoritetet kompetente të sportit dhe shëndetit, siguron se “të gjithë personat që kishin kontakte me lojtarin janë gjurmuar për të kryer testet përkatëse PCR”.

Lojtari, emri i të cilit nuk zbulohet dhe që nuk bën pjesë në listën e 22 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Setien, nuk ka asnjë simptomë, gëzon shëndet të mirë edhe është karantinuar menjëherë në shtëpinë e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë