Sport

Kërcënohet Djokovic: Duhet të vdesësh nga Covid-19

Nuk ka paqe për Novak Djokovic, pas organizimit të Adria Tour që ka shkaktuar shpërthimin e koronavirusit. Pas polemikave, tani është radha e kërcënimeve me vdekje. Në një ndërtesë në një rrugë të Splitit, në Kroaci, është shfaqur mesazhi shqetësues, i shkruar me një spray blu: “Është dëshira jonë që ti të vdesësh për këtë (Covid). Përshëndetje nga Spliti. Vdis, Zot. Vdis, Djokovic”. Autoritetet lokale kanë fshirë menjëherë parullën e policia ka hapur një hetim.

Këto janë ditë vërtetë të vështira për tenistin numër 1 në botë. I kritikuar nga kolegët e media, i fyer në rrjetet sociale e tani i kërcënuar me vdekje. Adria Tour, seria e turneve të organizuar në Ballkan me qëllim bamirësie, lindi me qëllimet më të mirë por shpejt u transformua në një vatër autentike për shkak të mungesës së garancive minimale të sigurisë shëndetësore kundër koronavirus, si maskat apo distancimi social.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë