Parisi është kryefjalë kur vjen puna për një udhëtim në çift. I cilësuar si qyteti i dashurisë shumë çifte në udhëtimet tyre të parë së bashku zgjedhin Parisin.
Kryeqyteti francez kryeson në listën e udhëtimeve më romantike në botë. Por një sondazh i bërë kohëve të fundit nga ekspertet e udhëtimit, zbulon se përveç Parisit kjo listë pasohet edhe nga Santorini, Venecia , të cilat janë konsideruar si vendet më romantike për një udhëtim në çift.
Studimi i vendeve më të mira për të rënë në dashuri u realizua me financimin e shtëpisë botuese të librave romantikë “Mill&Boon”, e cila angazhoi një grup ekspertësh udhëtimesh. Pasi ekspertët hartuan një listë me këto vende romantike, 2000 vetë votuan online për të përzgjedhur listën finale.
Sondazhi zbuloi se kryeqyteti francez së bashku me ishullin e vogël grek dhe qytetin ujor italian janë vendet më të mira për një takim romantik.
Vendin e katërt në këtë listë e zë Bregu i Amalfi i Italisë dhe në vendin e pestë është Maui i Hawaii. Bruges në Belgjikë zë vendin e gjashtë në këtë listë , duke u pasuar me ishujt e Bora Bora , dhe në vendin tetë mali i Kirkjufell në Islandë.
Në këtë top listë janë edhe Shën Petersburg, Rusi, Agra dhe Taj Mahal në Indi , Cliffs of Moher në Irlandë , Amsterdam dhe Ishujt Galapagos.
Nëse jeni një çift sapo fejuar, martuar, hidhni në sy listës më poshtë për të parë vendet ku mund të kaloni disa ditë romantike në shoqërinë e njëri tjetrit.
Paris, Francë
Santorini, Greqi
Venecia, Itali
Bregu i Amalfi, Itali
Maui, Hawaii, SHBA
Bruges, Belgjikë
Bora Bora
Kirkjufell, Islandë
Cerf Island, Seychelles
Ishujt Gili, Bali, Indonezi
Shën Petersburg, Rusi
Agra dhe Taj Mahal, Indi
Cliffs of Moher, Qarku Clare, Irlandë
Amsterdam, Holandë
Ishujt Galapagos, Ekuador
Ishujt Whitsunday, Queensland, Australi
Big Sur, Kaliforni, SHBA
San Francisco, USA
Fuji Five Lakes, Japoni
Zanzibar, Tanzani
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.