Vende dhe Udhetime

Vendet më romantike: Parisi, Santorini, Venecia, destinacionet e dashurisë

Parisi është kryefjalë kur vjen puna për një udhëtim në çift. I cilësuar si qyteti i dashurisë shumë çifte në udhëtimet tyre të parë së bashku zgjedhin Parisin.

Kryeqyteti francez kryeson në listën e udhëtimeve më romantike në botë. Por një sondazh i bërë kohëve të fundit  nga ekspertet e udhëtimit, zbulon  se përveç Parisit kjo listë pasohet edhe nga Santorini, Venecia , të cilat janë konsideruar  si vendet më romantike për një udhëtim në çift.

Studimi i vendeve më të mira për të rënë në dashuri u realizua me financimin e shtëpisë botuese të librave romantikë “Mill&Boon”, e cila angazhoi një grup ekspertësh udhëtimesh. Pasi ekspertët hartuan një listë me këto vende romantike, 2000 vetë votuan online për të përzgjedhur listën finale.

Sondazhi zbuloi se kryeqyteti francez së bashku me ishullin e vogël grek dhe qytetin ujor italian janë vendet më të mira për një takim romantik.

Vendin e katërt në këtë listë e zë Bregu i Amalfi i Italisë dhe në vendin e pestë është Maui i Hawaii. Bruges në Belgjikë zë vendin e gjashtë në këtë listë , duke u pasuar me ishujt e Bora Bora , dhe në vendin tetë mali i Kirkjufell në Islandë.

Në këtë top listë janë edhe  Shën Petersburg, Rusi, Agra dhe Taj Mahal në Indi , Cliffs of Moher në Irlandë , Amsterdam dhe Ishujt Galapagos.

Nëse jeni një çift sapo fejuar, martuar, hidhni  në sy listës më poshtë për të parë vendet ku mund të kaloni disa ditë romantike në shoqërinë  e njëri tjetrit.

Paris, Francë

Santorini, Greqi

Venecia, Itali

Bregu i Amalfi, Itali

Maui, Hawaii, SHBA

Bruges, Belgjikë

Bora Bora

Kirkjufell, Islandë

Cerf Island, Seychelles

Ishujt Gili, Bali, Indonezi

Shën Petersburg, Rusi

Agra dhe Taj Mahal, Indi

Cliffs of Moher, Qarku Clare, Irlandë

Amsterdam, Holandë

Ishujt Galapagos, Ekuador

Ishujt Whitsunday, Queensland, Australi

Big Sur, Kaliforni, SHBA

San Francisco, USA

Fuji Five Lakes, Japoni

Zanzibar, Tanzani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë