Tërheqje nga mërzia. Conor McGregor shpjegon në një intervistë për ESPN, motivet e tërheqjes së tretë nga skena e MMA-së. “Kjo lojë nuk më stimulon më – ka thënë luftëtari irlandez -, gjithë kjo pritje e nuk ndodh asgjë”. Në realitet mërzinë e ka për mungesën e alternativave në të ardhmen: ideja e Dana White (presidenti i UFC), ishte ta bënte atë të përballej me fituesin mes Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje në shtator, por ai nuk dëshiron të presë: “Çfarë do të ndodhë në shtator? E dini? Duhej të më linin të ndeshesha unë e Justin për titullin e përkohshëm dhe të shihnim çdo ndodhte”.
Pandemia është gjithashtu në mes, kundër së cilës McGregor është rreshtuar ndër aktivistët me donacione e dialog me politikanët irlandezë, por që në fakt e detyroi UFC të ndryshojë planet. Një si McGregor, që e ka bërë veten një biznes, ka nevojë për data e rrethana precize. “Për momentin bota po vuan, po ndodh gjithçka. Unë kisha objektiva, plane, një sezon përpara. Këta ndërkohë kanë ndërmend të më rrisin e ulin kilogramët duke më ofruar ndeshje idiote. E dini çfarë? Nuk më plas fare, jam jashtë tani”.
Menjëherë pas lajmërimit, McGregor kishte postuar një tortë që ia kishte dhuruar e bija, me të shkruarën: ‘tërheqje të mbarë baba’. Nuk ka munguar as ngacmimi i Mayweather: “A nuk kishe thënë se do më mundje nëse do ndesheshim njëherë të dytë? E tani tërhiqesh? Nuk doje të mundje më të mirin? Në rregull, kur të vendosësh të kthehesh, po të pres të të ndëshkoj përsëri”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




