Sport

Thyhet hegjemonia Mesi-Ronaldo, Federer më i paguari në botë

Nuk vjen nga futbolli sportisti më i paguar në botë, siç ka ndodhur këto ditët e fundit, kur Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi kanë qenë padronë të klasifikimit që publikon rregullisht revista prestigjioze amerikane e ekonomisë, ”Forbes”, duke llogaritur të ardhurat nga kontratat dhe nga sponsorët. Këtë herë vendin e parë e mban tenisi, me zviceranin Roxher Federer, i cili përfiton 106.3 milionë dollarë. Me diferencë të vogël pas tij vijnë Ronaldo dhe Mesi.

Në 10-shen e sportistëve më të paguar në botë, përveç Federer, bëjnë pjesë 3 futbollistë, pasi Ronaldos dhe Mesit u bashkohet edhe Nejmar, 3 basketbollistë të NBA-së, me LeBron Xhejms në krye, Tajgër Vuds, lojtari i njohur u golfit, si dhe dy lojtarë të futbollit amerikan.

LeBron Xhejms, basketbollisti më i paguar në botë. Gazeta Si, 31 maj 2020

Klasifikimi i 10 sportistëve më të paguar në botë, sipas “Forbes”
1.Roxher Federer (tenis): 106.3 milionë dollarë
2.Kristiano Ronaldo (futboll): 105 milionë dollari
3.Lionel Mesi (futboll): 104 milionë dollarë
4.Nejmar (futboll): 95.5 milionë dollarë
5.LeBron Xhejms (basketboll): 88.2 milionë dollarë
6.Stefen Kërri (basketboll): 74.4 milionë dollarë
7.Kevin Durant (basketboll): 63.9 milionë dollarë
8.Tajgër Vuds (golf): 62.3 milionë dollarë
9.Kirk Kuzins (futboll amerikan): 60.5 milionë dollarë
10.Karson Uentz (futboll amerikan): 59.1 milionë dollarë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë