Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije sot gjatë mbledhjes me Task Forcën së ngritur për menaxhimin e situatës së krijuar në sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në vend, si rrjedhojë e pandemisë, se Albetrol ka çelur ankandin për shitjen e 48 mijë tonëve naftë bruto.
Minsitrja tha se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia kur ra në maksimum kërkesa për naftë në 25% e pasuar edhe nga çmimi, ku në tregjet ndërkomëbëtare çmimi për naftë bruto arriti rekordet më të ulta historike në 15$ për fuçi nga mbi 50$ për fuçi para pandemisë.
Sipas ministris, situata tejet e vështirë në këtë sektor i kushtoi buxhetit të shtetit në dy muaj mars dhe prill -2,6 mld lekë.
Sipas saj vetëm në dogana ka patur 2,3 mld lekësh humbje si pasojë e rënies së importit që u shkaktua nga rënia e konsumit. Në mars -prill, janë importuar 24 mijë ton më pak naftë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teksa në muajin shkurt 6000 ton më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar
Kreu i Task Forcës Ilia Gjermani bëri me dije se situata ka nisur të përmirësohet nga mast e marra. Albetrol po përdor depozitat financiare të Sheqishtes në Fier duke dhe ka evaduar naftën e prodhuar. “Janë rivendosur në punë vendburimet Kuçovë, Patos, Gorishtë, etj. Albpetrol po prodhon aktualisht 70 ton në ditë ose 35 % e programit dhe ka vënë në punë 915 puse nga 1216 puse në total.
“E mira është që kërkesa për burime energjitike me bazë hidrokarbure ka rritje deri në 75 % që do ta vërë në funskion këtë industri. Pas 8 majit Bnakers po ashtu ka nisur të prodhojë naftë bruto gjithashtu. Situata është komplekse dhe marrja e masave është po aq komplekse, sepse nga njëra anë duhet të ndërmerren masa për lehtësimin e kompanive dhe nga an atjetër përballemi me rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Po analizojmë të gjitha mënyrat si vënien e situatës në normalitet dhe rritjen e konsumit.”- u shpreh z. Gjermani.
Ministrja Balluku shtoi se po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që të vihet sa më shpejtë në punë edhe Rafineria e Ballshit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.