Treg

Albetrol çel ankandin për shitje nafte. Ndalja e prodhimit na kushtoi 2,6 mld lekë në dy muaj

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë me dije sot gjatë mbledhjes me Task Forcën së ngritur për menaxhimin e situatës së krijuar në sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në vend, si rrjedhojë e pandemisë, se Albetrol ka çelur ankandin për shitjen e 48 mijë tonëve naftë bruto.

Minsitrja tha se ka qenë një periudhë shumë e vështirë për sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia kur ra në maksimum kërkesa për naftë në 25% e pasuar edhe nga çmimi, ku në tregjet ndërkomëbëtare çmimi për naftë bruto arriti rekordet më të ulta historike në 15$ për fuçi nga mbi 50$ për fuçi para pandemisë.

Sipas ministris, situata tejet e vështirë në këtë sektor i kushtoi buxhetit të shtetit në dy muaj mars dhe prill -2,6 mld lekë.

Sipas saj vetëm në dogana ka patur 2,3 mld lekësh humbje si pasojë e rënies së importit që u shkaktua nga rënia e konsumit. Në mars -prill, janë importuar 24 mijë ton më pak naftë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teksa në muajin shkurt 6000 ton më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar

Kreu i Task Forcës Ilia Gjermani bëri me dije se situata ka nisur të përmirësohet nga mast e marra. Albetrol po përdor depozitat financiare të Sheqishtes në Fier duke dhe ka evaduar naftën e prodhuar. “Janë rivendosur në punë vendburimet Kuçovë, Patos, Gorishtë, etj. Albpetrol po prodhon aktualisht 70 ton në ditë  ose 35 % e programit dhe ka vënë në punë 915 puse nga 1216 puse në total.

“E mira është që kërkesa për burime energjitike me bazë hidrokarbure ka rritje deri në 75 % që do ta vërë në funskion këtë industri. Pas 8 majit Bnakers po ashtu ka nisur të prodhojë naftë bruto gjithashtu. Situata është komplekse dhe marrja e masave është po aq komplekse, sepse nga njëra anë duhet të ndërmerren masa për lehtësimin e kompanive dhe nga an atjetër përballemi me rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Po analizojmë të gjitha mënyrat si vënien e situatës në normalitet dhe rritjen e  konsumit.”- u shpreh z. Gjermani.

Ministrja Balluku shtoi se po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme që të vihet sa  më shpejtë në punë edhe Rafineria e Ballshit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë