Lajme

E përplas makina, ndërron jetë i moshuari në Fushë-Krujë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fushë-Krujë, me pasojë vdekjen e një të moshuari.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:55, ku mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N. G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin Ndre Ndoi, 73 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili po lëvizte me biçikletë.

Për pasojë i moshuari 73-vjeçar ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë