Lajme

Superaksioni anti-drogë, Lleshaj: Mes të arrestuarve dhe 2 policë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për aksionin e gjerë anti-drogë të policisë në disa qytete të vendit, ku u arrestuan 40 persona, mes të cilëve edhe dy punonjës policie.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Lleshaj shprehet se procesi i ndarjes së policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë.

“Policia e Shtetit, SHÇBA dhe Prokuroria finalizuan sot një operacion të rëndësishëm, në sajë të të cilit, krahas të tjerëve, u arrestuan edhe dy punonjës policie për përfshirje në veprimtari kriminale.

Procesi i ndarjes së Policisë nga ata që nuk e meritojnë nderin e të shërbyerit në radhët e saj do të vijojë me rigorozitet të plotë”, shkruan Lleshaj.

Ndër të tjera, Lleshaj thotë se “Policia është jo vetëm imazhi i drejtuesve të saj, por edhe i vetë shoqërisë. Si e tillë ajo duhet dhe do të jetë larg kujtdo që nuk i shërben me nder dhe angazhim interesit publik”.

https://www.facebook.com/lleshajsander/posts/581854959130503?__xts__[0]=68.ARAiEr_PzKR6JnN-SRHWxQpGQKKLkzJo1jDNZMdG2APctZH8heF2YB_i08wdPPD3_2PO4o3s12vSgi3zCC8VoEQIdVilmYvFODBN_joXoKKaucITRcb3W7XWrF-szOPAdkCMltCryXXIDbiS4A8s6RUCON8xNlXkd7XI8bWuaogFQi0fd2qMIxFl2nHQGRV9oZXlKI02T4H84zfTASRGqhFW15pfkmyyqhdIdkogStNxR7WIpQ9qVcbCSbxyJWp0SKVpJMnHxDjeInzAeID70dx7fxN1RqLZP4Fzo1MzKyO4S3_FYdQDg5rbYejRWNcRJX0UHmtCaUJD5xMyQ7E&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë