Lajme

Ambasadorja e SHBA, me kryetaren e KPK: Vettingu duhet të përshpejtohet

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e KPK, Genta Tafa Bungo.

Me anë të një postimi në Twitter, Yuri Kim shprehet se vettingu duhet të përshpejtohet, ndërsa shton se reforma në drejtësi duhet dërguar përpara.

“Institucionet e vetingut kanë një nga rolet më të vështira, por të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo për të shprehur falënderime për guximin dhe këmbënguljen e tyre.

Ne u pajtuam që vettingu duhet të shpejtohet. Shqipëria dhe SHBA duan që reforma në drejtësi të ketë sukses!”, shprehet ambasadorja Yuri Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë