Policia ka dalë me disa detaje lidhur me megaoperacionin e zhvilluar në Rinas. 26 persona, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme. Operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tirana, në bashkëpunim me një njësi speciale nga Policia e Shtetit ka kryer operacionin “Crystal Eagle”, duke vënë në pranga 26 persona, mes tyre dy agjentë krimesh me inicialet B.I dhe B.M., dhe punonjës të aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza”.
Personat e vënë në pranga janë pjesë e një grupi të strukturual kriminal që dërgonin klandestinë nga Shqipqëria drejt Anglisë, SHBA-ve dhe Kanadasë, duke u siguruar viza false në këmbim të parave.
Mënyrat që përdornin ky grup për të kaluar klandestinët drejt SHBA-ve janë tre. E para, klandestinët kalonin nga Shqipëria drejt Gjermanisë e më pas kalonin në Republikën Domenikane. Pas saj, shqiptarët vendoseshin në Meksikë e më pas futeshin në SHBA.
E dyta, Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane dhe më pas për në Amerikë, ndërsa mënyra e tretë është kalimi përmes Francës dhe Londrës, konkretisht itinerari Shqipëri-Francë-Londër-Republika Domenikane dhe më pas në SHBA.
Në lidhje me këtë megaoperacion të shtrirë pritet që nesër të ketë një konferencë të përbashkët nga SPAK dhe Policia e Shtetit, për të zbardhur më tepër detaje.
Deri më tani është mësuar se 16 prej tyre janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), 8 janë në detyrim paraqitje dhe 2 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




