Lajme

“Europa Nostra” për TK: Ditë e trishtë për kulturën e demokracinë

Për shembjen e Teatrit Kombëtar ka reaguar edhe organizata Europa Nostra.

Sipas organizatës dita e sotme në Tiranë është një ditë e trishtë për kulturën në Shqipëri dhe Europë.

“Ditë e trishtuar për #KulturënHeritacionit në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtuar për Demokracinë & #RuleofLaw në Shqipëri dhe Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Europa Nostra në një postim në “Twitter”.

Organizata “Europa Nostra” e kishte renditur Teatrin Kombëtar në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara që duhen mbrojtur në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë