“Bonuse për shqiptarët që pushojnë në Shqipëri.” Ky ka qënë propozimi i operatorëve turistikë për qeverinë shqiptare, në pritje të nisjes së sezonit turistik.
Ndërkohë që të gjithë presin hapjen e plazheve, por edhe kufijve, Shoqata Shqiptare e Turoperatoreve dhe Agjencive Turistike i ka kërkuar qeverisë mbështetje financiare për jo vetëm agjencitë, të cilat kanë qënë ndër më të prekurat nga pandemia, por edhe për qytetarët.
Në një propozim drejtuar qeverisë, ajo thotë se: duhet të shikohet mundësia e një bonusi për shqiptarët që bëjnë pushime në Shqipëri, vetëm nëse prenotojnë në operatorë apo agjenci turistike vendase..
Po ashtu agjencitë propozojnë që të shikohen masa stimuluese për turistët nga Kosova dhe rajonit me qëllim të nxitjes së bërjes së pushimeve në Shqipëri, si për shembull heqja e taksës së Rrugës se Kombit për sezonin turistik. Sipas tyre, nëse motoja e këtij viti do të jetë” shkoni me pushime në Shqipëri”, atëherë familjeve shqiptare duhet t’u jepen bonuse.
Kjo nismë vjen ndërkohë që qeveria italiane planifikon të japë bonuse prej 500 eurosh për pushime. Në një dekret, qeveria premton shpërbime për pushime për familjet me të ardhura të ulëta mesatare dhe mund të përdoret vetëm nga një anëtar për familje. Bonusi mund të jetë një maksimum prej 500 eurosh, të cilat zbresin në 300 për familje të përbërë vetëm nga dy persona dhe 150 euro për ata të përbërë vetëm nga një person .
Sipas skemës italiane, bonusi mund të përdoret nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2020.

Shoqata Shqiptare e Turoperatoreve dhe Agjencive Turistike kërkon po ashtu që:
Të stimulohen finaciarisht turoperatorët e huaj dhe/ose partnerët e tyre vendas për sjelljen e çdo turisti të huaj në Shqiperi për një kohëzgjatje, minimumi 4 netë akomodimi në strukturat akomoduese në Shqipëri, politikë incentivimi kjo e ndjekur edhe nga vendet e tjera, por që tani bëhet edhe me emergjente për Shqipërinë.
Të rishikohet premtimi i mbështetjes nga qeveria me pagesa të sigurimeve shoqërore të bizneseve turistike që kanë profil sezonal, dhe kryesisht nuk kanë mundësi biznesi gjatë periudhës se dimrit.
Të përfshihen në planet e mbështetjes financiare me paga edhe punonjësit e Turoperatorve Incoming & Outgoing pjesë e biznesit të madh dhe të rishikohet vazhdimi i mbështetjes nga shteti me paga të punonjësve që janë hequr nga puna ose jo, por që për arsye të situatës nuk do punojnë dot për një kohë të gjatë. Pagat për punonjësit duhet të jepen për një periudhë deri në fillimin e pakufizuar të fluturimeve dhe hapjen e plotë të kufijve ajrorë/tokesorë/detar pa shtrëngime karantine brenda apo jashtë vendit.
Të shikohet mundësia e një bonusi për shqiptarët që bëjnë pushime në Shqipëri, vetëm nëse prenotojnë në turoperatorë apo agjenci turistike vendase.
Të shikohen masa stimuluese për turistët kosovarë dhe të rajonit me qëllim të nxitjes së bërjes së pushimeve në Shqipëri, si për shembull heqja e taksës së Rrugës se Kombit për sezonin turistik.
Rimbursimi i menjëhershëm i TVSH-së, për të gjithë bizneset e sektorit të turizmit që kanë TVSH kreditore.
Të gjithë udhëtarët dhe pushuesit që kanë bërë blerje të udhëtimeve dhe pushimeve të tyre për vitin 2020 dhe që për shkak të situatës e kishin apo e kanë të pamundur të udhëtojnë, të pajisen nga agjencitë dhe tour operatorët me një dokument udhëtimi “voucher” me vlerë të njëjtë me pagesën e bërë për këtë udhëtim i mundshëm për tu materializuar deri ne fund të vitit 2021. Ky voucher të njihet nga shteti.
Të shikohet mundësia e negocimit dy palësh me transportuesit ajrorë për rifillimin e fluturimeve në vende si Turqi, Itali, Austri, Hungari, Greqi, Gjermani dhe Angli,
pavarësisht vendimit të BE.
Të fillojë hapja sa më shpejtë e kufijve tokësore, ajrorë, detarë pa masa karantinuese
Hapja e porteve për krocierat, paralelisht me vendet e tjera dhe vendet fqinje.
Shtyrja e rritjes se biletave te muzeve dhe parqeve per vitin 2022.
Bërja e detyrueshme e biletave të hyrjes në sitet fetare si dhe njohja si shpenzim i
zbritshëm i tyre për turperatorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




