Një aksident ka ndodhur në Gramsh, në fshatin Poroçan, rreth 32 kilometra larg nga qyteti i Gramshit, ku një person ka humbur jetën e ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas raportimeve të para nga vendngjarja një furgon pasagjerësh është përmbysur në vendin e njohur si “Toskollare”. Viktima është një 32- vjeçar me inicialet E.Ll. Kurse furgoni drejtohej nga B.Ç.
Policia së bashku me ambulancën janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




