Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri (ERE) ka miratuar Kodin e parë të Rrjetit të Transmetimit të Gazit në vend. Kjo rregullore, e para e këtij lloji, do të ofrojë terma dhe kushte standarde dhe transparente për transportimin e gazit natyror përmes rrjetit të transmetimit të Albgaz. Albgaz është Operatori i Sistemit të Transmetimit të gazit natyror në vend.
Kodi i Rrjetit të Transmetimit të Gazit në Shqipëri, u përgatit nga Albgaz me mbështetjen e BERZH dhe përmes një kontributi të rëndësishëm nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë. Ai është pjesë e një programi më të gjerë bashkëpunimi teknik të BERZH për Albgaz me qëllim rritjen e kapaciteteve në kuadër të financimit të TAP.
BERZH është një nga financuesit kryesorë të TAP, nëpërmjet një huaje prej €500 milionë të akorduar në vitin 2018 për ndërtimin e Gazsjellësit Trans Adriatik, një projekt që do të diversifikojë ofertën e energjisë në Europën Perëndimore përmes gazit nga rajoni Kaspik.
BERZH ka ndërmarrë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri duke mbështetur githashtu zhvillimin e projekteve të tjera të rëndësishme për infrastrukturën e gazit natyror në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




