11 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane ku mes tyre janë edhe 3 shqiptarë, gjatë një operacioni gjatë orëve të para të mëngjesit.
Sipas mediave italiane, nga 11 personat e arrestuar, 8 prej tyre janë lënë në burg, 2 me detyrim paraqitje dhe 1 me nënshkrim në policinë gjyqësore. Emrat e personave të arrestuar nuk bëhen ende me dije.
Urdhër arrestet ndaj këtyre personave janë dhënë pasi u arrit të vërtetohej se merreshin me drogë.
Në operacionin e koduar “Robbed Cheese” u angazhuan 50 forca policie, ndërsa janë kontrolluar shumë banesa dhe aktivitetet tregtare.
Policia po ashtu ka sekuestruar 8 kg kokainë, 15 kg marijuanë, armë dhe 130 mijë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




