Lajme

Edhe sot me 4 të prekur, Berati rikthehet në hartën e rasteve aktive

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar pozitive me Covid-19, 4 persona. Rovena Daja nga ISHP bëri me dije se që nga fillimi i epidemisë, sot është dita me pozitivitetin më të ulët në vend nga totali i testimeve ditore, me vetëm 1.64%.

Mjekja theksoi se 28 pacientë të tjerë janë shtuar listër së të shëruarve dhe në total në të gjithë vendin janë prekur nga virusi 876 persona. 682 prej tyre rezultojnë të shëruar, ndërsa 163 janë ende aktiv.

“Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike,” deklaroi  Daja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive vijon:

Tiranë 70 raste

Krujë 51 raste

Shkodër 16 raste

Kamëz 12 raste

Fier 5 raste

Kurbin 3 raste

Elbasan 2 raste

Mirditë 1 rast

Berat 1 raste

Durrës 1 raste

Korçë 1 rast

Ndër të tjera mjekja bëri thirrje për qytetarët se tashmë që po vijon lehtësimi i masave, është shumë e rëndësishme që të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale.  Si çdo ditë ajo theksoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe nëse kanë shenja të sëmundjes të telefonojnë në numrin 127, ndërsa nëse kanë nevojë për informacion ose këshillim psikologjik të telefonojnë në numrin 0800 40 40.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë