Qytetarët e Vlorës kanë thyer sot rregullin për ndalimin e plazhit. Siç shihet edhe në video, ditën e sotme disa qytetarë në Vlorë po shijojnë rrezet e diellit, duke nënvlerësuar paralajmërimet e shpeshta. Pak minuta më vonë ka ndërhyrë edhe Policia. Disa prej tyre madje janë gjobitur.
Policia ka njoftuar se plazhi do të jetë i ndaluar deri në një urdhër të dytë, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos futen në det, ndërsa janë shtuar kontrollet për ta vënë në zbatim këtë urdhër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



