Lajme

Me 8 raste të reja shkon në 803 numri i personave të prekur

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me koronavirusin e ri. Eugena Tomini deklaroi se situata epidemiologjike është e qëndrueshme. Tomini deklaroi se që nga fillimi i epidemisë janë konfirmuar 803 raste pozitive në total, ku 68% e tyre janë të shëruar, 229 persona të prekur janë aktiv me sëmundjen dhe pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatikë.
“Në Spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. Siç jeni ne dijeni, nga sot, ka nisur një lehtësim i mëtejshëm i masave shtrënguese, me shtimin e zonave të gjelbërta, lejimin e shërbimit taksi ndërqytetës me dy pasagjerë të së njëjtës familje si dhe lehtësimi për të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe, të cilët do të vetëkarantinohen në banesë.,” shtoi Tomini.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 93
Krujë 87
Shkodër 17
Kurbin 14
Kukës 5
Elbasan 4
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1
Lushnje 1
Mat 1

Më tej ekspertja bëri thirrje për qytetarët që të rritet edhe më shumë kujdesi vetjak, të respektohen rregullat e reja dhe qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID-19, por të telefonojnë numrin 127 në rast se kanë dyshime. Gjithashtu, Tomini deklaroi se nëse qytetarët kanë nevojë për këshillim psikologjik apo kërkojnë informacione të mëtejshme për sa i përket gjendjes dhe duan të kontaktojnë me mjekun e familjes, të kontaktojnë në numrin 0800 40 40


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë