Gjatë orëve të fundit janë zbuluar 7 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë dhe 31 qytetarë kanë fituar betejën me virusin.
Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se deri në këto momente janë testuar 8669 persona të dyshuar dhe në total të prekur janë 789.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qendrën karantinë të këtij rajoni. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 789 qytetarë. Prej tyre janë 519 të shëruar. Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID19 ka zgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin. Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. Ky është një tregues i rëndësishëm që evidentoi faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale. Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor” shprehet Tomini.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 330 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 7 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 37 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 110 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 4 rast
– Has 14 raste
– Kukës 19 raste
– Krujë 110 raste
–Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 5 raste
– Kurbin 31 raste
– Mallakastër 1 rast
– Mat 1 rast
Tomini deklaron përsëri se pavarësisht luhatjeve ditore, gjendja është e kontrolluar, ndërkohë bën thirrje për qytetarët që tani më shumë se kurrë duhet të respektojnë distancimin social, për shkak të lehtësimit të masave. Tomini si gjithmonë theksoi se nëse qytetarët kanë probleme shenja të sëmundjes, të telefonojnë numrin 127 dhe nëse kërkojnë informacion të telefonojnë 0800 40 4.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




