Pas arrestimit nga anti-terrori shqiptar nën akuzën është anëtar i ISIS i kërkuar në Gjermani, shtetasi nga Taxhakistani Komron Zukhurov, do të dalë sot përpara Gjykatës.
Ai kërkohet nga Gjermania për akte terroriste dhe dyshohet se do të kryente dhe planifikonte sulme edhe në Shqipëri. Prokuroria kërkon burgosjen e tij për qëllim ekstradimi drejt Berlinit.
Seanca për të do të zhvillohet në gjykatën penale të Tiranës. Avokati i tij do të jetë ish-deputeti Asllan Dogjani. Komron ka mohuar akuzat ndërsa është shprehur se në Shqipëri kishte ardhur pasi përndiqej nga regjimi i Taxhikistanit dhe autoritetet gjermane.
Dogjani u shpreh për mediat para nisjes së seancës se nuk e beson se ai kishte një plan terrorist. Bashkëjetuesja e Dogjanit e ka të afërm 24-vjeçarin nga Taxhikistani.
“As nuk e besoj dhe as e çoj në mendje një gjë të tillë, se do ta kishin parandaluar autoritetet prej shkurtit dhe jo ta arrestonin kur doli urdhri gjerman” tha ai. Sipas avokatit ai ndodhej në Shqipëri i strehuar pasi kërkohet nga regjimi në Taxhikistan, por mbetet për t’u parë nëse do të kërkojë azil.
24 vjeçari mbrëmjen e së mërkurës, u vu në pranga nga policia, në Bulevardin ‘Zogu i Parë’ në Tiranë. Ndërkohë arrestimi i tij është cilësuar si i ligjshëm për shkak se kishte një urdhër ndalimi ndërkombëtar për të lëshuar nga Interpoli për shkak se ai kërkohet nga Gjermania.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




