Lajme

Sa të infektuar ka në sektorin e fasonerisë? Detajet i jep ISHP

Si është situata në fasonëritë Tiranë dhe Krujë? Përgjigjet i jep përfaqësuesja e ISHP-së Rovena Daja në një komunikim publik për mediat.

Sa persona konfirmohen me COVID-19 në fasoneri në Tiranë dhe cfarë masash janë marrë?

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot kemi vetëm 4 persona të prekur me COVID 19, të cilët kanë punuar në fasoneri në Tiranë. Inspektoriati Shëndetësor ka vijuar me kontrollet e tij dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë.

Sa raste të reja janë që kanë lidhje me fasoneritë?

Gjatë 24 orëve të fundit kemi patur 4 raste pozitive me COVID19 në Krujë, të cilat kanë lidhje me fasoneritë e këtij qyteti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë