Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme ditën e nesërme, më 1 maj.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Rama sqaron se të njëjtat rregulla janë në fuqi edhe ditën e nesërme, që përkon me 1 Majin, festën e punëtorëve dhe se të gjithë ata që duan të punojnë, mund të punojnë.
“NË PËRGJIGJE TË SHUMË PYETJEVE PËR DITËN E NESËRME, 1 MAJ:
Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave.
Ministrja e Shëndetësisë do të publikojë mbasdite të rejat lidhur me javën në vijim dhe zgjerimin e Zonave të Gjelbërta”, shkruan Rama në “Facebook”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




