Lajme

Rinisin aplikimet për paketën e parë të shpëtimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se të gjithë ata biznese dhe individët që nuk kanë mundur të aplikojnë për përfitimin e ndihmës financiare sipas Paketës Nr.1, do të mund të riaplikojnë.

Referuar njoftimit të tatimeve, aplikimet do të rihapen më datë 30.04.2020 (sot) dhe do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020.

Tatimet thonë se subjektet që do të plotësojnë kërkesën sipas Formularit, duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

Paketa 1, përfshin të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 mln lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ urdhrave të MSHMS, numri i përfituesve është rreth 2 mijë, ose 2.5% e totalit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë