Sherri për një pronë ka lënë të vdekur një 60-vjeçar në qytetin e Vlorës. Policia identifikon viktimën si shtetasi me inicialet B.M.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e paradites së kësaj të mërkure, pranë një pike karburanti në lagjen “11 Janari”.
Sipas policia, autori i dyshuar dhe viktima janë fqinjë me njëri-tjetrin. Ata janë përleshur me sende të forta paraditen e sotme, ku si pasojë e plagëve të marra në trup dhe kokë ka gjetur vdekjen 60-vjeçari B.M.
E gjithë ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen aty pranë. Falë pamjeve të këtyre kamerave dhe dëshmive të mbledhura nga qytetarët, policia ka identifikuar autorin e dyshuar si shtetasi Jurgen Leci.
Ky i fundit është larguar pas menjëherë pas ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim për zbardhjen e plotë të konfliktit. Forca policore janë vendosur pranë familjeve fqinje më njëra-tjetrën për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të sherrit mes tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




