Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se janë 33 pacientë të shtruar në dy spitalet Covid-19, mes të cilëve tre ushtarë shqiptarë që kanë shërbyer me KFOR-in në Kosovë.
Në d”y spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë. Mes 27 pacientëve tek Infektivi edhe 3 ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova”, deklaroi specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini.
Rrethanat e infektimit të ushtarëve dhe kohae shërbimit të tyre në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë nuk bëhen me dije.
Ndërkohë, numri total i të infektuarve në vend ka shkuar në 766, ku 16 raste janë zbuluar në 24 orët e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




