Lajme

Nënat dhe fëmijët mund të dalin nesër deri në 11:00

Ditën e nesërme deri në orën 11:00 do të dalin sërish nënat me fëmijët e tyre nën 10-vjeç. Kryeministri Edi Rama konfirmoi të njëjtin urdhër që u dha edhe fundjavën e kaluar.

“Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht”, shkruan ai.

E shtuna, ashtu si fundjavën e kaluar u takoi pensionistëve, për të dalë deri në orën 11:00, ndërkohë që për pjesën tjetër e gjithë fundjava, duke filluar nga ora 17:30 të së premtes, deri në orën 05:00 të së hënës ka qenë izolimi.

Po të hënën hyjnë në fuqi disa lehtësime të tjera, si për lëvizjen për këmbësorë dhe automjete, ashtu edhe për një kategori biznesi që do të hapet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë