Izolimi për shkak të pandemisë së COVID-19 duket se ka sjellë përfitime për natyrën e egër dhe mjedisin. Në Shqipëri një efekt pozitiv është pasurimi i faunës. Kreu i qeverisë, Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një video nga Euroneës në të cilën thuhet se flamengot janë dyndur në vendin tonë gjatë pandemisë por jo vetëm.
“Flamingot rozë po dynden në Shqipëri dhe po argëtohen në ujin e kripur në brigjet perëndimore të vendit. Numri është rritur me një të tretën, ndërsa shijojnë qetësinë e re gjatë mbylljes totale nga COVID-19. Por ata nuk janë zogjtë e vetëm që po shtrijnë krahët. Pelikanët kaçurrelë janë duke lulëzuar në qetësi. Ruajtësit e tyre shpresojnë që qetësia do t’i shtyjë zogjtë të riprodhohen”, shkruan Euroneës.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ka zgjedhur pikërisht këto pamje për të thënë mirëmëngjes dhe për të vënë në pah natyrën shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




