Lajme

15 raste të reja, 9 vetëm në Tiranë, 9 pacientë të tjerë shërohen

15 raste të  reja janë  shtuar në numrin e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë.  Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona, prej të cilëve 36 kanë qenë personel shëndetësor, që kanë rezultuar negativ. Nga rastet e reja, 9 jane ne Tirane, te gjitha kontakte te personave te konfirmuara pozitiv me pare.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve. Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavijon. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë,” shtoi Tomini.

Ekspertja e ISHP bëri me dije se harta e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Mirditë, Shkodër, Kukës, Has dhe Kurbin, ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive vijon:

– Tiranë 285 raste

 – Durrës 42 raste

– Lushnjë 6 raste

 – Elbasan 18 raste

 – Fier 36 raste

 – Kavajë 9 raste

 – Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 103 raste

 – Lezhë 14 raste

 – Berat 2 raste

– Has 14 raste

– Krujë 65 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

 – Mirditë 5 raste

 – Kukës 12 raste

 -Mallakastër  1 rast

– Kurbin 29 raste

Tomini theksoi se pavarësisht të dhënave ditore të zbulimit të kornavirusit  të ri situata është e kontrolluar, por në kushtet e lehtësimit të disa masave është e rëndësishme që të zbatohen me përpikëri udhëzimet e autoriteteve shëndetësore.  Ekspertja deklaroi edhe një herë informacionin e përditshëm për qytetarët se  nëse kanë shenja të sëmundjes duhet ë telefonojnë 127 dhe  për çdo lloj informacioni duhet të telefonojnë linjën e gjelbër 0800 40 40.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë