Politike

PS kërkon zbutjen e ndëshkimeve për shkeljen e karantinës

Komisioni i Ligjeve ka ndërhyrë në propozimin fillestar për ndryshimet në Kodin Penal, duke zbutur lehtë dënimet e parashikuara më parë për shkeljen e karantinës. Në mbledhjen e zhvilluar online këtë të martë, anëtarët e Komisionit të Ligjeve kanë miratuar uljen në 5 nga 10 vite të parashikimet të dënimit për personat e infektuar që shkelin rregullin e karantinës.

Por, ndëshkimi me nga 10 deri në 15 vite burg për ata që shkelin karantinën dhe provohet se nga ky veprim kanë shkaktuar dëmtime shëndetësore, apo vdekjen e personave të tjerë. Gjithashtu, është ulur me 3 vite, ose masë administrative edhe ndëshkimi për ata persona që shkelin karantinën, por që nga kjo shkelje nuk prodhohen pasoja, ose pasojat janë të lehta.

Në propozimin fillestar, shkelja e urdhrit të karantinës, që jepet për persona që kanë rezultuar të infektuar, ose dyshohet se janë infektuar propozohet që të ndëshkohet me 10 vite burg. Ndërkohë, për ata që janë të infektuar dhe përmes shkeljeve të rregullave të izolimit infektojnë qytetarë të tjerë dënimi mund të shkojë deri në 15 vite burg.

Organizatat e shoqërisë civile kundërshtojnë propozimet e Partisë Socialiste për të ndërhyrë në Kodin Penal dhe për të ndëshkuar me burg të gjithë ata persona që shkelin masat kufizuese për luftimin e epidemive cenojnë të drejtat themelore të njeriut.

Deklarata mban vulën e mbi 30 organizatave, që rendisin pesë arsye se përse, sipas tyre, propozimet në fjalë për parandalimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Organizatat i bënë thirrje Kuvendit që të mos i miratojë këton ndryshime, ndërkohë që shkelje gjejnë edhe në anën proceduriale, pasi sipas tyre është antikushtetuese miratimi me procedurë të përshpejtuar në Kuvend i ndryshimeve të Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë