“Kjo është politikë, jo drejtësi” ishte reagimi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit pas dënimit të dytë ndaj tij nga Dhomat e Specializuara.
Ai u dënua me 17 muaj burgim për pengim administrimit të drejtësisë, zbulim të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje nga gjykatës.
“Unë ju shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të veprimit të përbashkët. Fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Fajtor për mosbindje të gjykatës. Dënoheni me dënim të njehsuar prej 17 muajsh burgim”, u shpreh gjyqtari.
Ky dënim ndaj Thaçit sipas vendimit të gjykatës do të kryhet veçmas ndaj vendimeve tjera të gjykatës.
Për pengim të drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës u dënuan edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj burgim, që do tu llogaritet i shlyer për shkak të kohës së kaluar në paraburgim.
Ish-ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi u dënua me kusht me burgim prej një muaji që do të konsiderohet i kryer në rast se Kuçi nuk kryen asnjë vepër tjetër penale.
Ndërkohë, Fadil Fazliu u shpall i pafajshëm për veprat e pengimit të drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës.
Hashim Thaçi u dënua pasi sipas Gjykatës Speciale, në bashkëkryerje me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin ka tentuar të pengojë administrimin e drejtësisë në rastin për krime lufte duke provuar të ndikojë te dëshmitarët e prokurorisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje