Mjeku Dhimitër Kraja, i cili u diagnostikua ditë më parë me COVID-19, teksa kujdesej për pacientët, pas shërimit është rikthyer përsëri në detyrë.
Gjatë shërbimit të tij ai u infektua nga kjo sëmundje dhe ekipi mjekësor e ndihmuan atë të kalonte këtë situatë. Në datën 4 prill ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau lajmin e mirë që doktor Kraja ishte shëruar

Mjeku ishte ndër të parët që i’u përgjigj thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. “Doktor Luli” u rikthye nga pensioni në spitalin Infektiv për të ndihmuar mjekët në kurimin e personave të infektuar me COVID-19.
“Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira,” shkroi në “Facebook” Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke njoftuar kështu rikthimin e mjekut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




